Sonte Barcelona-Inter
Pas superndeshjes se mbrëmshme mes Arsenalit dhe PSG-së (0-1), emocionet e Ligës së Kampionëve vazhdojnë sonte me duelin Barcelona-Inter, një tjetër duel i zjarrtë që pritet të luhet sonte.
Katalanasit dhe skuadra italiane, do të masin forcat në gjysmëfinalen e parë të elitës së futbollit evropian, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.
Ballafaqimi mes Barcelonës dhe Interit, pritet të sjellë një ndeshje tejet të fortë pasi që të dy skuadrat synojnë që t’i shkojnë deri në fund Ligës së Kampionëve, ligës më atraktive në planet.
Ndeshja mes Barcelonës dhe Interit fillon në orën 21:00.
