Nesër ndalohet qarkullimi i veturave në drejtim të Gërmisë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër me rastin e festës së 1 Majit, do të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në drejtim të Parkut të Gërmisë.

Sipas njoftimit, nga ky vendim përjashtohen autobusët e linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”, automjetet e policisë, KFOR-it dhe EULEX-it, ata të emergjencës, KRM “Pastrimi”, NPL “Gjelbër”, inspektorëve komunalë, etj.

“Qytetarët do të mund të udhëtojnë deri te pishinat në “Gërmi” ekskluzivisht me autobusët e Trafikut Urban – Linja 4’, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. /Kosova.info/


Go to TOP