Kurti bëri homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Qirez dhe Likoshan

Nga Gllobari, Vërboci dhe Shtutica, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vijoi drejt Qirezit dhe Likoshanit, ku bëri homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve. 

Ai bashkë me deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, bëri homazhet edhe te lapidari i gjashtë të rënëve në lagjen Ferati, te lapidari i Hamdi dhe Isa Feratit, të cilët u vranë 26 vite më parë, më 30 prill 1999 në luftime nga forcat serbe, dhe te xhamia e Qirezit. 

Lavdi për të gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit. /Kosova.info/


Go to TOP