Fillon riaprimi, Isufi: Njësia B2 e gatshme për operim në fillim të tetorit

Në Termocentralin Kosova B ka filluar riparimi dhe modernizimi i njësisë B2, investim në vlerë prej 56.5 milionë euro nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK). Me këtë riparim parashihet të bëhet një rritje e kapacitetit për njësi .

Drejtor operativ i Termocentralit Kosova A, Skender Isufi, tha se investimet kanë filluar para dy ditësh dhe se Njësia B2 do të jetë e gatshme për operim në fillim të muajit tetor.

“Parapërgatitje ka pasur edhe më përpara. Investime janë që nga viti 2020 në aspektin financiar dhe disa prej projekteve tjera, por tash fillon projekti i dytë për nga madhësia që është modernizimi i turbinave dhe ky projekt do të zgjasë deri ka mesi i muajit shtator. Njësia B2 do të jetë e gatshme për operim në fillim të muajit tetor. Projekti ka për qëllim që të rritë fuqinë e turbinave ekzistuese”, tha ai në emisionin “ Info Plus” në RTK.

Isufi sqaroi se projekti ka disa nënprojekte të tjera investive të cilat kanë filluar duke u bazuar në studimin e fizibilitetit të vitit 2016-17.

“Tani po e zbatojmë fazën e parë te turbinat, ndërsa projektet që kanë pasur të bëjnë me rivitalizimin e gjeneratorëve elektrik dhe disa projekte tjera të cilat janë zbatuar në vitet e kaluara tash po i përsërisim në Bllokun B2 “, tha ai.

A theksoi se në dy vitet e ardhshme pjesa kryesore e investimit do të jetë nga Bashkimi Evropian me projektin e masave për zvogëlimin e ndotjes së mjedisit që ka të bëjë me ndërrimin e elektrofiltrave dhe pajisjeve tjera që do të ndikojnë në zvogëlimin e emisioneve të zvogëlimit të azotit.

“Me këto investime dhe me investimet që parashihen të bëhen në vitin 2026 synojnë t’i kthejnë njësitë tona deri ka 310 deri në 320 megavatë që do të ndikojë dukshëm në përmirësimin e gjendjes”, tha ai duke shtuar se synojnë ta rrisin 100 megavatë më shumë mundësinë e prodhimit.


Go to TOP