Ahmeti: Reshjet zbuluan dështimin e infrastrukturës nëntokësore në Prishtinë

Njohësi i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti, ka reaguar pas reshjeve të sotme, të cilat sërish zbuluan dobësitë e infrastrukturës nëntokësore të Prishtinës. Ai theksoi se përmbytja e nënkalimit pranë Stacionit të Autobusëve ka vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve dhe ka nxjerrë në pah mungesën e investimeve të duhura.

Ahmeti kritikoi institucionet për mungesën e veprimeve konkrete dhe u bëri thirrje të ndalojnë me arsyetime duke marrë masa reale për të zgjidhur problemin.

“Kryeqyteti nuk mund të përballet çdo herë me të njëjtën situatë,” tha ai duke kërkuar investime urgjente për të parandaluar përsëritjen e këtyre ngjarjeve. /Kosova.info/


Go to TOP