Rashica protagonist me asist në fitoren e Besiktas

Milot Rashica ka qenë sërish protagonist në Superligën e Turqisë, duke kontribuar me një asist në fitoren e thellë të Besiktas ndaj Hatayspor, të premten mbrëma.

Ndeshja e vlefshme për javën e 33-të të kampionatit, ka përfunduar me rezultatin 5:1 në favor të skuadrës së Rashicës. Futbollisti kosovar ka asistuar në golin e katërt, të realizuar nga Ciro Immobile në minutën e 59-të. Ai ka luajtur deri në minutën e 75-të.

Ndërkohë, te Hatayspor titullar në portë ka qenë Visar Bekaj.

Me këtë fitore, Beshiktas ngjitet në pozitën e tretë në tabelë me 52 pikë. Ndërsa Hatayspor, me vetëm 19 pikë në vendin e parafundit, pas kësaj humbje ka zbritur nga elita e futbollit turk.


Go to TOP