Pingpong/Janë zhvilluar garat ekipore në ligën U15

Të dielën në SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj, është zhvilluar java e parë e garave ekipore të Ligës për të rinj U15 për meshkuj.

KVPP Prizreni dhe TTC Ferizaj kanë shënuar nga dy fitore, kurse Gani Maloku dhe Ahmet Hoxha MK, nga një; Ahmet Hoxha MK, ka zhvilluar një ndeshje më pak.

Drita dhe Ulpiana kanë startuar me nga dy humbje, kurse Pripingu i cili gjithashtu ka zhvilluar një lojë më pak, është ndarë me një humbje. /Kosova.info/


Go to TOP