Haradinaj ngushëllon për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut: Një zë i paqes për gjithë botën
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku duke theksuar rolin e tij unik si udhëheqës shpirtëror dhe zë i paqes në botë.
“Mendimet tona janë me komunitetin katolik anembanë botës, të pikëlluar nga ndarja nga jeta e Papa Françeskut,” shkroi Haradinaj në një postim publik. Ai vlerësoi përkushtimin e Papës për unitet mes popujve dhe feve, duke thënë se “Ai punoi me zemër për një botë të bashkuar rreth vlerave të paqes, duke bërë përpjekje të palodhura për të afruar njerëzit e të gjitha besimeve.”
Në përmbyllje, Haradinaj i uroi shpirtit të Papa Françeskut prehje në paqen e përjetshme duke e cilësuar atë si një figurë që do të kujtohet me respekt dhe dashuri nga miliona njerëz në mbarë globin. /Kosova.info/
