Nesër fillojnë punimet e kanalizimit te ‘Rruga B’, zgjasin deri në 15 ditë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër do të ketë punime për rregullimin e rrjetit të kanalizimit në segmentin lagjen “Rruga B”.

“Ju njoftojmë se nga data 19 prill do të fillojnë punimet për rregullimin e rrjetit të kanalizimit në segmentin e Rrugës B deri te rrethi i Rrugës C. Punimet do të zhvillohen në krahun lindor të rrugës dhe pritet të zgjasin 10–15 ditë”, ka njoftuar komuna

Më tej bëhet e ditur se trafiku do të orientohet sipas nevojave të punimeve dhe udhëzimeve në terren. /Kosova.info/


Go to TOP