Gjendet e vdekur një 48-vjeçare në Raskovë të Obiliqit

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua 48-vjeçare nga fshati Raskovë e Obiliqit, është gjetur e vdekur në rrethana të paqarta

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se vdekjen e gruas e ka  konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 13:00, në fshatin Raskovë të Obiliqit, është raportuar për një person pa shenja jete. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në rrethana ende të paqarta një person ka vdekur. Në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, (femër), 48-vjeçare”.

Ahmeti njoftoi se  trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit kanë nisur në koordinim të plotë me Prokurorinë.


Go to TOP