Shkodran Tolaj feston ditëlindjen me emocione dhe krenari shqiptare në zemër të Deçanit

Mbrëmja e ditëlindjes së Shkodran Tolajt, e parashikuar si një darkë intime me bashkëshorten e tij të dashur, këngëtaren e njohur Besiana Mehmedi, u kthye në një festë të paharruar, e mbushur me emocione, surpriza dhe dashuri shqiptare.

Në ambientin mikpritës të restorantit “Gryka e Deçanit”, mes aromës së traditës dhe shijes autentike shqiptare, u bashkuan miq nga të gjitha trevat shqiptare: Çamëria, Malësia, Maqedonia Shqiptare, Shqipëria dhe Kosova Dardane. Kjo mbrëmje u shndërrua në një manifestim të bukur të unitetit dhe krenarisë kombëtare.

Tolaj falënderoi në mënyrë të veçantë Besianën për surprizën prekëse dhe për dashurinë që ajo e shpreh me vepra. Ai gjithashtu shprehu mirënjohje të thellë për miqtë që e nderuan me praninë e tyre, si dhe për Kryetarin e Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, i cili mori pjesë në këtë mbrëmje të veçantë.

“Kjo natë ishte dëshmi se kur shqiptarët bëhen bashkë, lind drita, lind gëzimi dhe ngjallet vetë Arbëria,” theksoi Tolaj.

Një ditëlindje që nuk ishte thjesht një festë personale, por një përjetim i thellë i frymës shqiptare dhe dashurisë që i bashkon zemrat tona kudo që jemi.

Go to TOP