Havolli: Kufizim i përkohshëm i qarkullimit në rrugën “Agim Ramadani”
Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, ka njoftuar qytetarët për një kufizim të përkohshëm të qarkullimit në rrugën “Agim Ramadani”, për shkak të fillimit të punimeve rehabilituese.
Punimet do të zhvillohen nga e shtuna, 19 prill, deri të dielën, 27 prill, në segmentin nga rrethi te Komuna deri mbrapa Teatrit Kombëtar. Ndërhyrja bëhet për të riparuar dëmtimet e shkaktuara nga automjetet me peshë të rëndë.
Gjatë kësaj periudhe, njëri krah i qarkullimit do të mbyllet përkohësisht sipas orarit në vijim:
• E shtunë – e hënë (19 – 21 prill): punime gjatë gjithë ditës duke përfituar edhe nga dita e pushimit zyrtar, e hëna.
• E martë – e premte (22 – 25 prill): punime vetëm gjatë natës, nga ora 19:00 deri në 07:00 të mëngjesit.
Si pasojë, priten vështirësi në qarkullim vetëm gjatë orarit të punimeve. Qytetarëve u rekomandohet të përdorin rrugë alternative në ato periudha për të shmangur vonesat.
Havolli siguroi se punimet janë planifikuar me kujdes për të minimizuar ndikimin në trafik duke u fokusuar kryesisht në fundjavë, ditë pushimi dhe në orët e natës. /Kosova.info/
