Fshati Varosh i Ferizajt pritet të transformohet në një zonë turistike

Banorët e fshatit Varosh të Ferizajt patën mundësinë sot të shohin një projekt që paraqet ide të parë për zhvillimin e një zone turistike në këtë fshat.

Ata për këtë projekt i ka njoftuar Denis Rashiti, zyrtarë i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit. Ai tha se në këtë zonë turistike është paraparë që të ketë pjesë të parkut, lodrave për fëmijë, shtigje për ecje dhe biçikleta, si dhe ka dhënë edhe detaje të tjera në lidhje më projektin.

“Banorët e Varoshit, në këtë takim publik, thanë se e mirëpresin një ide të tillë, por kanë dhënë edhe disa propozime në mënyrë që të inkorporohen në projektin detaj që pritet të realizohet.

Ky projekt i cili pritet të fillojë se realizuari gjatë këtij viti, parasheh rregullimin e zonës turistike në fshatin Varosh, e cila gjendet tek fusha ekzistuese e futbollit të vogël”, njofton Komuna e Ferizajt. /Kosova.info/


Go to TOP