Gjergj Kastrioti përfaqësuesi i fundit i iliro-arbërorëve të vërtetë
Shkruan: Gjon KEKA
Ndër figurat që shquhen më së shumti në Gadishullin ilirik për rezistencën e tyre heroike kundër barbarisë pushtuese otomane, në rangun e parë qëndron kryheroi ynë Gjergj Kastrioti. Ai është përfaqësuesi i fundit i iliro-arbërorëve të vërtetë e që deri më sot figura të rangut të tillë dalin gjithnjë e më pak.
Fati i Arbërisë dhe i Europës do të vendosej në brendësi të trojeve iliro-arbërore , një betejë e rëndësisë historiko-politike me ndikim të madh sikur ishte Beteja e Albulenës ,mund të thuhet se do të vendoste gjithçka në rrjedhat e mëpasme të politikës së brendshme dhe asaj të jashtme të shtetit të Arbërit.
