Ferizaj nderon jetën dhe veprën e Dr. Rrushe Ramadani Rushiti me mbledhje komemorative
Komuna e Ferizajt, në bashkëpunim me familjen Ramadani dhe Rushiti, do të organizojë një mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të mjekes së njohur, Dr. Rrushe Ramadani Rushiti. Ceremonia do të mbahet më 12 prill 2025 (e shtunë), në ora 11:00, në ambientet e Teatrit “Adriana” në Ferizaj.
Dr. Ramadani Rushiti u dallua për përkushtimin e saj profesional dhe human në shërbim të shëndetësisë, duke lënë gjurmë të thella në jetët e shumë qytetarëve dhe kolegëve të saj. Komuniteti i mantelbardhëve në Ferizaj dhe më gjerë e kujton si një mjeke të palodhshme, të përkushtuar dhe me vlera të larta humane.
Në këtë ditë zie, Komuna e Ferizajt shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ramadani dhe Rushiti, /Kosova.info/
