Rangers – Athletic Bilbao, gjithçka sqarohet në ndeshjen e dytë

Ndeshja e parë çerekfinale mes Rangers dhe Athletic Bilbao është mbyllur pa gola, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit që do të përcaktojë skuadrën gjysmëfinaliste të Europa League.

Përkundër rezultatit 0:0, sfida e zhvilluar të enjten mbrëma ka pasur momente dramatike.

Episodi më interesant ka ndodhur në minutën e shtatëdhjetë e shtatë, kur Alex Berenguer i ka dhënë epërsinë përkohësisht skuadrës baske. Por pas ndërhyrjes së VAR-it, goli është anuluar dhe në vend të tij është akorduar penallti, për shkak të lojës me dorë nga një mbrojtës i Rangers. Berenguer e ka marrë përgjegjësinë për ta realizuar penalltinë, por nuk ka arritur të shënojë.

Rangers kishte mbetur me një lojtar më pak që nga minuta e trembëdhjetë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Robin Propper. 

Ndeshja e kthimit do të jetë vendimtare për të përcaktuar se cila skuadër do të sigurojë një vend mes katër më të mirave të kompeticionit.


Go to TOP