Graishta: Krenar me policët

Pas arrestimeve në Gjakovë, drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, lavdëroi angazhimin e zyrtarëve policorë për parandalimin e një operacioni të mundshëm me prapavijë të dyshimtë.

Ai tha se edhe kësaj radhe, si shumë herë më parë, djem e vajza që me devotshmëri i shërbejnë atdheut, triumfuan përballë strukturave shtetërore kriminale serbe.

Ai tha të jetë krenar për secilin polic hetues në Gjakovë për vigjilencën e angazhimin e tyre në shërbim të atdheut.


Go to TOP