Shembet dheu në një vendpunishte në Velani të Prishtinës
Në një vendpunishte në lagjen `Velania` në Prishtinë është shembur dheu sot në mesditë.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëvendësomandanti i Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra.
Ai ka bërë të ditur se ngas shembja kanë qenë të rrezikuara katër automjete të parkuara, por është arritur të bëhet largimi i tyre.
Sipas Shkodrës, qarja është bërë buzë ndërtimit të ri dhe se rrëshqitja e dheut nuk ka rrezikuar banorët.
“Sapo e përfunduam intervenimin. 4 vetura kanë qenë të parkuara dhe ishin të rrezikuara që nga shembja e dheut të binin në vendpunishte, por i larguam. Jemi afër shtatores “Isa Kastrati”, Brigada ka pranu lajmin në 12:09 minuta, buzë ndërtimit të ri është bërë qarja. Nuk është rrezikuar ndonjë banorë”, tha Shkodra.
