Haradinaj kujton Fetnete Ramosajn: Gratë e UÇK-së janë vlerë historike

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar heroinën Fetnete Ramosaj, në 6-vjetorin e vdekjes.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar heroinën Fetnete Ramosaj, në 6-vjetorin e vdekjes.

Ai ka theksuar se Fetnetja ishte zë i UÇK-së, si dhe mbledhëse e fakteve të gjenocidit serb në Kosovë.

“Në 6-vjetorin e shkuarjes në amshim, kujtojmë me nder heroinën Fetnete Ramosaj. Zëri i UÇK-së, mbledhëse e fakteve të gjenocidit serb në Kosovë, trimërisht deri në frymën e fundit”.

“ qGratë e UÇK-së janë vlerë historike që rrallë ndonjë komb tjetër i ka. Krenari e mirënjohje!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Kosova.info/


Go to TOP