Arbitrariteti i Kurtit, njëra nga kryeveprat, tash po kthehet pamëshirshëm në parti-shtet!

Shkruan: Idriz MORINA

Gjithë ajo që ishte e patolerueshme për ne kritikët e Thaçit, Ramushit etj., është kthyer në normalitet për Kurtin.

Me të gjitha mjetet, vetura, pushtet e paratë e buxhetit… e bëri fushatën cep më cep, …

Dhe tash qeverinë e ka kthyer në odë të VV-së!

Nga qëllimi kryesor dhe detyrimi kushtetues në shtet qytetar, (a po si i pëlqen VV-së të hamendësojë (‘thotë’) shtet popullor), po e kthen qeverinë në odë private, ani se është kryeministër në detyrë, pra vetëm formal, dhe shikoja ‘miqtë’ duke i lutur dhe joshur, eksponentët kryesor të Listës serbe apo të vetë Serbisë, Adem Hoxha, që edhe formalisht ka qenë pjesë e grupit parlamentar të Listës serbe.

Por, as Emilia Rexhepi nuk dallon shumë nga ai. Atë bile e pat bërë edhe zëvendëskryeministre, e cila është në detyrë. Ajo gjithherë ka qenë e njohur për afrinë me serbët në Kuvendin e Kosovës! Bile nga më të ashprat ndoshta!

Por, a u konvertua në albinizëm apo çfarë ka ndodhur, duhet të jetë pjesë e raporteve të inteligjencës!

Se sa e do pushtetin tregon fakti se në vitin 2018, ajo i qe bashkuar grupit Parlamentar të AAK-së!

Deputeti Adem Hoxha edhe në legjislaturën e pestë, të gjashtë dhe të shtatë, ka qenë pjesë e Grupit Parlamentar të Listës serbe.

Në vitin 2020 ai akuzohej nga deputetët e Vetëvendosjes si i afërt me qeverinë e Serbisë, se kishte qenë i dënuar me burg, organizator i zgjedhjeve serbe në Kosovë, dhe se vëllai i tij punon për qeverinë e Serbisë.

Por, në vitin 2021 Kurti e kishte shpërblyer me pozitë, kur ai pranoi ta bënte kuorumin për zgjedhjen e Presidentes, dhe prania e tij ishte vendimtare për të mos dështuar kandidatura e Osmanit. Aso kohe akuzohej më shumë Vjosa për ndikim, por tash po rezulton se ndikimi i Kurtit mund të ketë qenë vendimtar edhe në atë rast.

Tani Kurti po bisedon për t’ia shpëtuar vetes rënien nga qeverisja.

Por, sipas akuzave të VV-së të mëhershme dhe ato që dihen botërisht, Adem Hoxha vështirë se voton një qeveri apo një institucion pa e marrë bekimin nga Beogradi!

Pra, nëse jo drejtpërdrejt nga Lista serbe, Kurti tërthorazi po e kërkon ndihmën e Beogradit për t’u rizgjedhur Kryeministër!

P.s. Deputeti Adem Hoxha me krerët e Listës serbe në Kuvendin e Kosovës!


Go to TOP