Vdekja e 3 ushtarëve amerikanë në Lituani, Rama: Shqipëria qëndron me SHBA
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ngushëlluar për humbjen e jetës së 3 ushtarëve amerikanë gjatë stërvitjes në Lituani.
Në një postim në X, Rama e konsideroi lajmin tragjik, teksa thekson se Shqipëria qëndron në krah të Shteteve të Bashkuara.
“Lajm tragjik nga Lituania. Humbja e ushtarëve amerikanë gjatë stërvitjes së fundit ushtarake është një kujtesë e dhimbshme e rreziqeve që mbart ata që shërbejnë. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e tyre. Si gjithmonë, Shqipëria qëndron me Shtetet e Bashkuara dhe Komandantin e saj të Përgjithshëm”, ka shkruar Rama.
Tre prej katër ushtarëve amerikanë, të cilët ishin zhdukur në Lituani prej javës së kaluar, janë gjetur të vdekur sot, ka thënë ushtria amerikane, pasi ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin automjetin e blinduar prej një moçali.
Ushtarët fillimisht u raportuan të zhdukur gjatë stërvitjeve ushtarake në një qendër trajnimi në qytetin lindor Pabrade, afër kufirit me Bjellorusinë. /Kosova.info/
Tragic news from Lithuania. The loss of U.S. soldiers during the recent military exercise is a painful reminder of the risks borne by those who serve. Our thoughts and prayers are with their families. As always, Albania stands with the United States and its Commander-in-Chief…
— Edi Rama (@ediramaal) March 31, 2025
