Prishtinë, një i lënduar si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer në një lokal
Një person është lënduar si pasojë e zjarrit në një lokal në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë të shtunën, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Lajmin për RTKLive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku ka thënë se raportohet për një person të lënduar.
”Sot rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një zjarr në një lokal në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia. Zjarri është lokalizuar raportohet për një person të lënduar.” ka thënë Ahmeti.
