Ideologjia islamike si “Kali i Trojës” për Kosovën
Shkruan: Gjon KEKA
Ideologjia islamike për kombin tonë në përgjithësi dhe Kosovën në veçanti është si “Kali i Trojës”, që ka për qëllim shkatërrimin e identitetit, kulturës, gjuhës, mohimin e figurave themeltare të kombit dhe rrugës që na bashkon me familjen e natyrshme evropiane.
Nëse vazhdon kështu, si populli ashtu edhe pushtetarët duke i ushqyer frytet e kësaj ideologjie shkatërrimtare nga brenda ,jo vetëm do ta shkatërroj veten Kosova si shtet dhe shoqëri ,por i bindur edhe në këtë, se në vitin 2030 kur do të vendoset për hyrjen e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Europian, ajo do të mund të jetë e vetmja që mund t’i mbyllen dyert e hyrjes në këtë familje natyrale.
