Mantelbardhët trajnohen për ruajtje të të dhënave personale

Të tjerë profesionistë shëndetësor i janë bashkuar një punëtorie që ka synim informimin dhe ndërgjegjësimin e tyre për mbrojtjen e të dhënave personale e të njëjtat të trajtohen me kujdesin e duhur.

Kjo po bëhet nga Agjencia për Informim dhe Privatësi në bashkëpunim me OSCE-në me temën “Mbrojtja e të dhënave personale në sistemin shëndetësor”.

Është bërë e ditur se pas regjionit të Mitrovicës dhe regjionit të Prizrenit, javën e kaluar u mbajt punëtoria në regjionin e Pejës ku pjesw ishin rreth 25 profesionistë shëndetësor nga Komuna e Pejës, Gjakovës, Deçanit, Istogut dhe Junikut.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi ka për qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e profesionistëve shëndetësor dhe synim kryesor i kësaj punëtorisë është pajisja e pjesëmarrësve me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për mbrojtjen e të dhënave personale duke siguruar që të dhënat personale, përkatësisht të dhënat e ndjeshme të trajtohen me kujdesin e duhur dhe të mbrohen nga çdo lloj keqpërdorimi”, njofton kjo agjenci. /Kosova.info/


Go to TOP