Vrasje në Vushtrri

Një incident i rëndë dyshohet se ka ndodhur, mbrëmjen e së dielës, në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, raportohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë e plagëve të marra ka vdekur një person.

“Rreth orës 20:35 min policia  ka pranuar informatën për  të  shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja  ka ndodhur në  rrugën ” Galip Badivuku” në Vushtrri. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë  e plagëve të  pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar”. Ka thënë, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.

Njësitet përkatëse policore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe janë  në  kërkim  të  personit të  dyshuar.

Burimet thonë se personi i vrarë është A. Zymeri.

Siç mësohet, dorasi dyshohet se është i moshës 16 vjeçare.


Go to TOP