Vrasje në Vushtrri
Një incident i rëndë dyshohet se ka ndodhur, mbrëmjen e së dielës, në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, raportohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë e plagëve të marra ka vdekur një person.
“Rreth orës 20:35 min policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja ka ndodhur në rrugën ” Galip Badivuku” në Vushtrri. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar”. Ka thënë, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.
Njësitet përkatëse policore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të personit të dyshuar.
Burimet thonë se personi i vrarë është A. Zymeri.
Siç mësohet, dorasi dyshohet se është i moshës 16 vjeçare.
