Kosova në epërsi, afër Ligës B
Me rezultatin e barabartë 1-2, është mbyllur pjesa e parë ndërmjet Islandës dhe Kosovës.
Islandezët dhe Dardanët po luajnë në Murcia të Spanjës në sfidën kthyese të Play-off-it në Ligën e Kombeve, ndeshje që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Islandezët më mirë e nisen ndeshjen dhe vetëm pas dy minutave përmes Oskarsson kaluan në epërsi prej 1-0.
Megjithatë, Dardanët shumë shpejtë i rehabilituan radhët e veta duke e kërkuar golin e barazimit.
Ishte sulmuesi Vedat Muriqi, i cili në minutën e 35-të barazoi shifrat në 1-1. I njëjti lojtar shënoi edhe golin e dytë në minutën e 45-të për avantazhin e Kosovës në 1-2, rezultat më të cilin u mbyll pjesa e parë.
Kosova është afër kualifikimit historik, Ligës B në Ligën e Kombeve.
⚽️ GOAL: Vedat Muriqi (2)
— Goals Xtra (@GoalsXtra) March 23, 2025
🇮🇸 Iceland 1-2 Kosovo 🇽🇰pic.twitter.com/iYxoiK0bKd
