Ilazi: Muzeu i qytetit, një pasqyrë e trashëgimisë dhe artit lokal

Kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ka bërë me dije se me kompletimin e infrastrukturës me tërë inventarin e nevojshëm për muze, tashmë qytetarët e Komunës së Kaçanikut, do të kenë mundësinë që të dorëzojnë artefaktet e tyre, apo çkado që ato e vlerësojnë me peshë dhe rëndësi historike.

Sipas tij kjo bëhet me qëllim për të pasuruar koleksionet e muzeut, ruajtjen e trashëgimisë të rajonit tonë dhe edukimin e brezave të rinjë dhe të atyre që do të vijnë pas nesh.

“Ftojmë qytetarët e Komunës së Kaçanikut, familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së, përfaqësues nga shoqëria civile”.

Institucionet lokale etj, që të bëhen pjesë e Muzeut dhe e historisë sonë të përbashkët kombëtare”, ka shkruar ai në “Facebook”. /Kosova.info/


Go to TOP