Përfaqësues nga GIZ-i gjerman vizitojnë komunën e Kaçanikut
Përfaqësues nga GIZ-i gjerman vizitojnë Komunën e Kaçanikut, ofrojnë përkrahje në procesin për kthim dhe riintegrim në Kosovë.
Sipas njoftimit, nënkryetari i Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi, priti në takim udhëheqësen e programit të migrimit në projektin GIZ, Maria Kostomay, shoqëruar nga koordinatori i projektit Korab Lekaj.
Nënkryetari Vishi i falenderoi për këtë takim dhe uroi që të ndahen praktikat dhe shembujt më të mirë nga projekti për kthim dhe riintegrim i emëruar “ URA”.
Sipas përfaqësuesve të GIZ-it në këtë takim, projekti nxit kthimin e qëndrueshëm dhe social në Kosovë.
Projekti mbështet njerëz, të cilët kthehen mbrapa në Kosovë, dhe iu tregon atyre mundësitë e një fillimi të ri, duke iu ofruar të kthyerve mbrapa perspektiva të reja dhe ndihmon gjatë riintegrimit të qëndrueshëm në vendin e tyre. /Kosova.info/
