Arrestohet shtetasi i Armenisë, hyri ilegalisht në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar mbrëmë një shtetas të Armenisë.

I dyshuari është arrestua në Vërmicë, pasi kishte hyrë ilegalisht në Kosovë.

“Njësia policore gjatë patrullimit ka hasur në të dyshuarin mashkull shtetas i Armenisë i cili kishte shfrytëzuar rrugët ilegale për të hyrë në Republikën e Kosovës”, ka njoftuar PK.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “ Kalim i paautorizuar i kufirit”. /Kosova.info/


Go to TOP