Për një javë 33 aksidente në Ferizaj, 19 të lënduar

33 aksidente, nga të cilat 12 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 19 persona dhe 21 aksidente me dëme material, është bilanci që ka nxjerrë Policia e Ferizajt për javën që lamë pas.

Po ashtu janë shqiptuar 1 mijë e 356 gjoba në trafik dhe janë pezulluar 7 patentë shoferë për drejtuesit që shkaktuan kundërvajtje të rënda në komunikacionin rrugor.

Policia ka apeluar tek shoferët që të bëjnë kujdes duke respektuar shenjat dhe rregullat në komunikacion.

“Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes:

-Stacionit më të afërt policor
– Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”
– Numrave të urgjencës: 192, 0290/326-250 & 0290/322-406

Të dhënat e raportuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/


Go to TOP