Musliu ngushëllon për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit: Pusho në paqe, Baca Haxhi
Deputetja Ganimete Musliu ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-Presidentit Hashim Thaçi. Në një postim në rrjetet sociale, Musliu e cilësoi atë si një atdhetar të palëkundur, i cili përballoi sfidat dhe përndjekjet e pushtuesve gjatë historisë.
“Në këtë moment të dhimbshëm, ngushëllimet tona shkojnë për Presidentin Thaçi, i cili padrejtësisht po mbahet në Hagë, kolegen tonë Evgjeni Thaçi dhe gjithë Familjen Thaçi! Baca Haxhi iu qëndroi stoik furtunave që e goditën dhe përndjekjeve që iu bënë nga pushtuesi gjatë gjithë historisë,” shkroi Musliu.
Ajo e përmbylli mesazhin e saj me fjalët: “Do ta kujtojmë përherë për urtësinë, stoicizmin dhe njeriun e mirë që ishte! Pusho në paqe, Baca Haxhi, i lehtë të qoftë dheu i Kosovës!”
Ndarja nga jeta e Haxhi Thaçit ka prekur shumë figura publike dhe qytetarë, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen Thaçi. /Kosova.info/
