Arkivi i Tubimeve Publike: Në protestë ishin midis 275.000 dhe 325.000 njerëz
Organizata joformale, Arkivi i Tubimeve Publike, e cila vlerëson numrin e tubimeve në Serbi, tha se në mitingun e 15 marsit në Beograd, ishin midis 275.000 dhe 325.000 njerëz.
Ajo theksoi se ekziston mundësia që ky numër të jetë edhe më i lartë.
“Për shkak të madhësisë së jashtëzakonshme, natyrës dinamike dhe strukturës së tubimit, si dhe situatës së paqartë në pjesë të caktuara të qytetit, veçanërisht në Beogradin e Ri, një vlerësim më i saktë nuk është i mundur”, tha organizata.
