Musk njofton për nisjen e ‘Startship’ për në Mars/ ‘Zbarkimet njerëzore mund të fillojnë që në vitin…’

Themeluesi i SpaceX, Elon Musk tha sot se anija e tij kozmike ‘Starship’ është planifikuar të niset në Mars në fund të vitit 2026.

Anija kozmike do të mbajë robotin humanoid të ‘Teslës Optimus’, ndërsa Musk vlerësoi se nëse gjithçka shkon mirë, njerëzit  mund të zbarkojnë vazhdimisht në mars që nga viti 2029.

“Starship niset për në Mars në fund të vitit të ardhshëm, me Optimus. Nëse këto zbarkime shkojnë mirë, atëherë zbarkimet njerëzore mund të fillojnë që në vitin 2029, megjithëse viti 2031 duket më i mundshëm”, shkroi Musk në platformën X.


Go to TOP