Bajrami: Qeveria po gënjen për bllokimin e masave kundër rritjes së çmimeve
Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj rritjes së çmimeve të disa produkteve ushqimore, duke akuzuar Qeverinë për mashtrim në lidhje me masat kundër shtrenjtimit.
Ajo tha se për dy vite, partia në pushtet ka fajësuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për bllokimin e Ligjit për Masat e Përkohshme, por e vërteta është krejt ndryshe.
Bajrami citoi ish-kryetaren e Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar se vendimi i Gjykatës nuk e ndalon shtetin të ndërhyjë për të parandaluar rritjen e çmimeve, por ndalon Kryeministrin dhe Ministrin që ta bëjnë këtë pa mekanizma të pavarur.
Sipas saj, Qeveria asnjëherë nuk ka pasur vullnet për të parandaluar shtrenjtimin, por ka kërkuar fajtorë imagjinarë për të mbuluar dështimet e veta. /Kosova.info/
