Anulohen fluturimet nga Gjermania në Prishtinë, shkak greva atje

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për anulimin e fluturimeve të linjave direkte nga Gjermania në Prishtinë.

Ky anulim do të vjen si pasojë e grevës që kanë punonjësit e aeroporteve gjermane.

“Ju njoftojmë, se për shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve të operimeve në aeroportet e Gjermanisë, gjatë ditës së sotme, pritet të anulohen fluturimet në aeroportet gjermane, aty ku kemi linja direkte”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/

Go to TOP