Gjindet gruaja e humbur në Ferizaj
Një grua e cila ishte raportuar si e humbur ditë më parë në Ferizaj, tashmë është gjetur.
Kështu ka njoftuar Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.
“Ju njoftojmë se H.J, e raportuar si e zhdukur në komunën e Ferizajt, është gjetur dhe është e sigurt. Pas angazhimit të SHKKSH-së dhe mbështetjes së komunitetit, ajo u lokalizua dhe tani ndodhet nën kujdesin e duhur”, thuhet në njoftimin në Facebook. /Kosova.info/
