Xhaferi kërkon shkarkimin e Rrezarta Krasniqit: Dritë do të ketë për LDK

Nënkryetari i LDK-së në Vushtrri dhe asamblisti i Kuvendit Komunal, Shkëlzen Xhaferi, ka reaguar ashpër ndaj ish-deputetes Rrezarta Krasniqi, pas pretendimeve të saj se komisionarët e LDK-së kishin manipuluar votat në zgjedhjet e brendshme.

Në një postim publik, Xhaferi e ka akuzuar Krasniqin se ka dëmtuar strukturën e LDK-së dhe se është në koordinim me PDK-në për rrëzimin e kryetarit të degës, Xhafer Tahiri.

“Pas rinumërimit, nga 2,004 vota, rezultuan 2,003. Ku janë 1,500 votat e vjedhura? Kërkojmë nga kryetari Lumir Abdixhiku që të marrë masa dhe të pastrojë LDK-në nga mbetjet e instaluara nga PDK-ja,” shkroi Xhaferi.

Ai shtoi se Krasniqi ka përfituar dy mandate deputete nga LDK, por nuk ka sjellë asnjë kontribut për qytetarët e Vushtrrisë.

Reagimi i Xhaferit vjen pas vendimit të prokurorisë që konfirmoi se nuk kishte manipulime të votave në zgjedhjet e brendshme të partisë. /Kosova.info/

Go to TOP