Biblioteka `Hivzi Sulejmani` organizon aktivitetin `Fjala ime ka etje`
Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, e cila ndodhet në lagjen “Dardania” të Prishtinës, nesër do të zhvillojë takimin letrar “Fjala ime ka etje” me mësueset, profesoreshat dhe gazetaret të cilat kanë qenë prijatare të poezisë në Kosovë.
Sipas njoftimit të bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, kjo ngjarje do të mbahet në shenjë të kujtimit për motrat Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi, të cilat e patën hapur shkollën e parë shqipe në Korçë më 7 mars 1887.
“Do të lexohen, po ashtu krijime te poeteshave të ndjera dhe do të interpretohen këngë shqiptare”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/
