Regjisori Plakolli prek me mesazhin lamtumirës për Lulzim Rexha: Të mirët ikin herët
Regjisori Sokol Plakolli ka shprehur dhimbjen dhe respektin e tij për ndarjen nga jeta të Lul Dobrunës, përmes një mesazhi emocional lamtumire.
Në një postim të ndjerë, Plakolli kujton Lulin si njeriun që kurrë nuk i zinte rrugën askujt, duke e përshkruar si simbol të thjeshtësisë dhe mirësisë.
“Të mirët ikin herët, Lul… Nuk ja ke zanë rrugën askujt, por ke qenë në shërbim të të gjithëve,” shkruan ai, duke e cilësuar si një shembull të rrallë të njerëzores.
Postimi i tij:
Mirë mëngjesi Lul
Sa mirë ja bëne që ike …
Edhe ashtu ke qenë i pa dukshëm…
Nuk ja ke nxanë udhën askujt asnjëherë …
Është shumë vështirë me qenë si ti Lul, nuk të len ambicja, për me m’ rri me çdo kusht “me kanë dikushi në mesin e askushave”!!!
Megjithatë edhe pse i pa dukshëm ti mrrine me kanë…
M’ rrine me kanë :
” I askujt dhe në shërbim të të gjithve”.
Prandaj edhe të “deshën të gjithë” sepse nuk ja zune rrugën askujt…
Unë t’a kam pas marrë inati Lul, t’a kam pas marrë inati pse kurr nuk ja zane rrugën askujt, bile një herë!?
Luli, Luli sa i kokërr pasuli…
Hahahaha…
Nuk ke qenë edhe aq i vogël sa je dukë në sytë tanë Lulu… Ka pasë shumë ma të vogël sesa ti, të cilët në syt tanë duken të mdhenjë…
Unë t’a kam pas marrë inati Lul veq sa për me prishë rendin sepse, njerëzit si ti i duan të gjithë Lul, tash po t’a kam lakmi…
Sa mirë ja bëne që ike hetet Lul…
Mrrine me ikë pa u prishë, pa u prishë kurr me askënd, madje as me mua hahahahahhaah kjo është merita jote e madhe Lul, për këtë ke qen shembull, sepse krejtë t’a nxonën rrugën e ti kurr kujt rrugën s’ ja nxane…
Gati askush nuk e dinë që ne kemi pas një shoqni, bile kemi qenë edhe pro cinera, nejse komshi… Ti as shkallve të banesës nuk ja ke zanë rrugën askujt, veç je gëzu kur e ke pa atë biçikletën në katin e 4 – të banesës “Rruga Eqrem Çabej H -II- nr 17” sepse e ke ditë që dhe 1 katë mrrine në nënkulm gëzim i madh ka qenë kjo arritje në atë kohë hahahahahahaha!
Shpresoi se tash banesa jote do të ketë lift dhe pansion të plotë Lul…
Unë ndjeva nevojë me shkrujt për ty…
Mos thuajë kur të takohemi anej, jo nuk shkrujte për mua, nuk e bëne hesapë Lulin që kurr nuk ja zani rrugën askujt.
Të mirët ikin hetet Lul…
Natën e mirë Luli…
T’a kam lakmi!!!
