Manchester City përballet me Bournemouth, Fulham pret Crystal Palace
Manchester City do të ndeshet me Bournemouth në çerekfinalet të FA Cup, ndërsa Fulham do ta presë në shtëpi Crystal Palace.
Shorti i çerekfinaleve të FA Cup ka dhënë katër përballjet, nga ku në fundmuaj katër skuadra do të sigurojnë kalimin në gjysmëfinale.
Preston pritet të ndeshet me Aston Villa, kurse Brighton me fituesin e takimit Nottingham Forest/-Ipswich.
Për skuadrën e Pep Guardiola tashmë FA Cup mbetet e vetmja mundësi reale për trofe në një sezon të vështirë si në Angli ashtu edhe në Evropë.
