Peci: Importi i grurit bie me mbi 42 milionë kg në 2024, kursim prej 13.5 milionë euro

Ministri i Bujqësisë, i Pylltarisë dhe i Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka bërë të ditur se importi i grurit ka pësuar një rënie të ndjeshme gjatë vitit 2024. Sipas të dhënave zyrtare, nga 139.3 milionë kilogramë grurë të importuar në vitin 2023, shifra ka rënë në 96.9 milionë kg këtë vit, duke shënuar një ulje prej 42.3 milionë kg.

Në vlerë monetare, importet e grurit në 2023 kapnin shumën e 36.1 milionë eurove, ndërsa në 2024 kjo shumë ka rënë në 22.5 milionë euro, duke kursyer 13.5 milionë euro.

Peci e ka vlerësuar këtë ulje si një tregues pozitiv për prodhimin vendor dhe politikën e qeverisë për mbështetjen e bujqësisë në Kosovë. /Kosova.info/


Go to TOP