Kanosi zyrtarët policor, arrestohet i dyshuari në Skënderaj
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi ka fyer dhe kanosur zyrtarët policor në Skënderaj.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka fyer dhe kanosur zyrtarët policorë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt. /Kosova.info/
