Vdekja e Bajram Qerkinit, Abdixhiku i shpreh ngushëllime familjes

Për vdekjen e Bajram Qerkinit, ka ngushëlluar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Abdixhiku thotë se humbja e bacës Bajram thellohet edhe më shumë, kur ai u nda nga kjo jetë pa mësuar për fajtin e djalit të tij dhe shumë të zhdukurve të tjerë.

“Por trashëgimia e tij për drejtësi dhe lufta e palodhur për të gjithë të zhdukurit, do të mbeten në histori për breza të tërë. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës!”, përfundon postimi i tij. /Kosova.info/

Go to TOP