Demi: Faton Peci meriton jo vetëm 80 mijë vota, por edhe dëmshpërblim për raportimet joetike

Analisti Agron Demi ka reaguar pas rezultateve preliminare për deputetë, duke shprehur kënaqësinë e tij për mbështetjen e madhe që ka marrë Faton Peci, i cili ka siguruar mbi 80 mijë vota.

Demi ka theksuar se gjatë gjithë mandatit të tij, Peci është përballur me sulme dhe bullizëm për shkak të mbiemrit të tij nga disa analistë dhe gazetarë. Sipas tij, mbiemri i Pecit është përdorur për ta poshtëruar në raportime të ndryshme mediatike.

Ai ka kritikuar mungesën e një Asociacioni profesional të gazetarëve dhe një KMSHK funksional, duke thënë se nëse institucionet e drejtësisë do të funksiononin si duhet, Peci do të duhej të bëhej milioner nga dëmshpërblimet për raportimet joetike ndaj tij. /Kosova.info/

Go to TOP