Kurti takon ambasadorin italian De Riu: fokus në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe marrëdhëniet dypalëshe

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Diskutuan për zhvillimet në vend, me theks te mbarëvajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe hapat për formimin e institucioneve pas certifikimit te rezultateve.

Në takim gjithashtu u theksua rëndësia e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe Kosovë-Itali.

Go to TOP