Golob, uron Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë, thekson angazhimin për bashkëpunim rajonal

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. 

“Marrëdhëniet ndërmjet vendeve tona janë në nivel të lartë, që është një pikënisje e mirë për bashkëpunim në të ardhmen. Sllovenia mbetet e përkushtuar që t’i ndihmojë Kosovës të ndërtojë bazë solide të mbështetur në parimet e përbashkëta të bashkëpunimit rajonal dhe sundimit të ligjit”, thuhet në urim. 

Në emër të Qeverisë së Republikës së Sllovenisë dhe në emrin e tij, kryeministri Golob u ka uruar mirëqenie dhe prosperitet popullit të Kosovës.

Përkthimi jozyrtar i letër urimit: 

I nderuar kryeministër, 

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë e madhe që në emër të Qeverisë së Republikës së Sllovenisë dhe në emrin tim, t’ju përcjell juve, Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës urimet e mia të sinqerta, së bashku me urimin për mirëqenie dhe prosperitet të popullit të Kosovës. 

Marrëdhëniet ndërmjet vendeve tona janë në nivel të lartë, që është një pikënisje e mirë për bashkëpunim në të ardhmen. Sllovenia mbetet e përkushtuar që t’i ndihmojë Kosovës të ndërtojë bazë solide të mbështetur në parimet e përbashkëta të bashkëpunimit rajonal dhe sundimit të ligjit. 

Zbatimi me dedikim i reformave për të forcuar institucionet demokratike dhe sundimin e ligjit është jetike si për Kosovën ashtu edhe për stabilitetin e rajonit. 

Ju lutem, i nderuar kryeministër, pranoni konsideratën time më të lartë. /Kosova.info/

Go to TOP