Termokos, Komuna e Prishtinës dhe KMDLNj diskutojnë transparencën e faturimit dhe kursimin e energjisë

Kryeshefi i Termokos, Fisnik Osmani, zhvilloi sot një takim të rëndësishëm në Komunën e Prishtinës me përfaqësuesit e KMDLNJ-së, ku u diskutuan projektet kryesore për përmirësimin e shërbimeve të ngrohjes.

Në takim morën pjesë edhe Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, Këshilltari i Kryetarit, Bajram Gecaj, dhe Zyrtarja e Mirëqenies Sociale, Munavere Çerkezi. Diskutimet u përqendruan në projektin Prishtina Heat Save, i cili synon matjen e konsumit të ngrohjes për një faturim më të drejtë dhe kursimin e energjisë.

Gjithashtu, u trajtuan çështje të rëndësishme si tarifat e ngrohjes dhe rëndësia e përdorimit të matësve individualë për të ulur shpenzimet dhe për të rritur transparencën e faturimit.

Termokos vazhdon të jetë në shërbim të qytetarëve, duke ofruar zgjidhje efikase dhe duke kontribuar në objektivin e një Prishtine më të gjelbër dhe më të qëndrueshme. /Kosova.info/


Go to TOP