Rama: Historia jonë është mbi të gjitha histori njerëzish

Në 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me Kristalen, Komandant Fatmir Sopin, Sylë Vitinë, ish-luftëtarë të UÇK-së dhe ekipet e Kryeqytetit, ka përkujtuar figurat historike që udhëhoqën rrugën drejt lirisë.

Në këtë përvjetor, ata bënë homazhe për Presidentin historik Ibrahim Rugova, veprimtarin Adem Demaçi dhe dëshmorët që sakrifikuan për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës.

“Historia jonë nuk është vetëm një varg ngjarjesh, ajo është mbi të gjitha histori njerëzish – e atyre që guxuan, që sakrifikuan dhe që bënë të mundur këtë ditë të madhe,” theksoi Rama.

Ai shtoi se 17 Shkurti është jo vetëm një ditë feste dhe krenarie, por edhe një moment reflektimi mbi sakrificat dhe rrugën e mundimshme që çoi në shpalljen e pavarësisë.

“Le të jetë kjo ditë një riafirmim i forcës dhe qëndresës sonë, një përkushtim ndaj vlerave mbi të cilat u ndërtua Republika jonë,” përfundoi kryetari i Prishtinës.

Kosova sot feston 16-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, një ditë që simbolizon përkushtimin, sakrificën dhe aspiratat për një të ardhme më të ndritur. /Kosova.info/


Go to TOP