OVL-UÇK merr vendim t`i bojkotojë organizimet për pavarësi dhe epope
Kryesia e OVL të UÇK-së, në takimin e mbajtur sot, ka vendosur se nuk do të ketë asnjë lloj bashkëpunimi me institucionet në detyrë të Qeverisë së Kosovës, lidhur me festimin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe manifestimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.”
Në arsyetimin e arsyetim e kësaj organizate thuhet se Qeveria aktuale e Kosovës nuk ka treguar asnjëherë gatishmërinë e saj që të bashkëpunojë me OVL UÇK-në.
“Meqenëse Qeveria aktuale e Kosovës nuk ka treguar asnjëherë gatishmërinë e saj që të bashkëpunojë me OVL UÇK-në, në asnjë nga elementet që na takojnë me ligj duke na përjashtuar nga çdo formë e financimit dhe mbështetjes ligjore dhe institucionale, por vetëm duke na linçuar ofenduar, përjashtuar dhe persekutuar nga çdo e drejtë e jona ligjore. Duke parë të arsyeshme se kjo Qeveri ka qenë një nga Qeveritë që ka shkelur çdo të drejtë tonën, ne si OVL e UÇK-së do të organizohemi me degët tona në çdo komunë të Kosovës që heronjtë, dëshmorët dhe sakrificën sublime të UÇK-së në këto dy data historike në mënyrë të organizuar nga Kryesia e OVL UÇK-së dhe degët tona t’i festojmë dhe nderojmë në mënyrën më fisnike që na përket neve si luftëtarë të UÇK-së”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/

